Gjoka e Musolli karikojnë Kukësin: I dijmë defektet e Debrecenit, nuk mendojmë për Torinon

Futboll

Gjoka e Musolli karikojnë Kukësin: I dijmë defektet e Debrecenit, nuk mendojmë për Torinon

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 21:38
Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka dhe kapiteni i verilindorëve, Besart Musolli

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka dhe kapiteni i verilindorëve, Besart Musolli dolën në konferencën për shtyp në prag të duelit të vajtjes ndaj Debrecenit, i vlefshëm për raundin e parë kualifikues të Europa League. 

Dyshja e nënkampionëve të vendit u shpreh mjaft optimiste se do të kthehen nga Hungari me një rezultat pozitiv, teksa pohuan se nuk mendojnë për takimin e ardhshëm ndaj Torinos, gjithmonë nëse kalojnë Debrecenin.

Ernest Gjoka: "Ardhja jonë këtu në Debrecen është një kënaqësi e para. E njohim se kush është kjo skuadër dhe është një kënaqësi që kemi përballje të tillë. E njohim ekipin e Debrecenit. E kemi parë në video-analizë. E njohim forcën e tij dhe mendoj se e njohim deri diku këtë skuadër. Jemi në një moment që skuadra është gjatë merkatos, presim edhe disa lojtarë të mirë. E kemi skuadrën dhe me këto që kemi do të mundohemi të përballojmë kundërshtarin, Debrecen. Mendoj se do të ketë pak tifoza. Do të jenë rreth 30 tifoza.  Kërkojmë që të bëjmë një rezultat pozitiv nesër, pastaj do të vendoset gjithçka në takimin e kthimit në Shqipëri. Pjesa e Torinos është shumë larg. E rëndësishme është që të kalojmë këto dy ndeshje."

Besart Musolli: "E kemi analizuar kundërshtarin. Ne e dimë që është një ndeshje e vështirë për ne. Janë dy ndeshje. Kemi ardhur me besim të plotë këtu dhe shpresojmë në një rezultat pozitiv nesër."

Takimi mes Debrecenit dhe Kukësit zhvillohet nesër, duke nisur nga ora 19:00.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat