Sulmet ndaj Leo Messi tashmë vijnë edhe nga portieri i Kilit, Johnny Herrera. Veterani 38-vjeçar që aktivizohet te skuadra e Universidad de Chile, nuk është rezervuar aspak në akuzat ndaj yllit argjentinas të Barcelonës.
“Si guxon dhe flet për arbitra, duke ditur se si kanë fituar dy Botërorët: njërin nën diktaturë, ndërsa tjetrin me gol me dorë. Tani që humbi shkon dhe ankohet...”, deklaroi portieri kilen.
Pas dënimit me karton të kuq dhe eliminimit të Argjentinës nga Kupa e Amerikës, “Pleshti” pat deklaruar se ishte organizuar një komplot për të siguruar që Brazili organizator, të shkonte fillimisht në finale e pastaj të shpallej kampion. Akuza për të cilat argjentinasi rrezikon një dënim të rëndë nga ana e Conmebol.