De Jong: Dua ta fitoj titullin e Ligës së Kampionëve me Barcelonën

Futboll

De Jong: Dua ta fitoj titullin e Ligës së Kampionëve me Barcelonën

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 10:10
Frenkie de Jong

Frenkie de Jong tashmë është duke menduar për synimet e tij me Barcelonën. Në një intervistë ekskluzive për Barça TV, ai e shprehu dëshirën e tij për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve.

“Unë besoj se Barcelonës, po aq se edhe unë vetë, dëshiron ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve këtë vit. Shpresoj se do të arrijmë ta bëjmë këtë gjë”, u shpreh De Jong.

De Jongu u eliminua në fazën gjysmëfinale të kësaj gare me Ajaxin, kundër Tottenhamit, sezonin e kaluar dhe Barcelona u eliminua në po të njëjtën fazë, kundër Liverpoolit.

“Unë e di se si ndihesh kur eliminohesh në gjysmëfinale dhe nuk dua të ndihem në atë mënyrë kurrë më”, shtoi holandezi, i cili kishte nënshkruar me klubin katalonas në janar, për t’iu bashkuar Barcelonës këtë verë.

“Unë fillova t’i përcjell ndeshjet e Barcelonës kur isha nëntëvjeçar dhe ata e kishin fituar titullin e Ligës së Kampionëve në vitin 2006. Që nga atëherë, unë i kam shikuar shumë ndeshje të tyre sepse gjithmonë ka qenë një skuadër atraktive për t’u shikuar. Ata duhet ta mbajnë këtë filozofi sepse është shumë e rëndësishme për skuadrën”.

De Jongu është i vetëdijshëm për krahasimet mes tij dhe ish-yjeve të tjerë të Barcelonës, si Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez, mirëpo ai është i fokusuar për ta lënë shenjën e vet në Katalonjë.

“Nuk dua të krahasohem me Xavin, Iniestan apo Busquets. Por, unë besoj se kjo është skuadra e përsosur që unë të përshtatem më së miri sepse ata e kontrollojnë lojën në çdo ndeshje”, shtoi mesfushori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat