Fitim Rugova firmos me Nyonin

Futboll

Fitim Rugova firmos me Nyonin

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 10:29
Fitim Rugova firmos me Nyonin

Futbollistët shqiptarë vazhdojnë me performancë të mirë nëpër ligat e ndryshme evropiane të futbollit.
Rasti i fundit është ai i Fitim Rugovës, i cili është 22 vjeçar nga Cerca e Istogut.

Rugova, i cili ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës U21 nën urdhrat e përzgjedhësit Rafet Prekazi, ka nënshkruar kontratë me ekipin FC Nyon në Ligën Promotion të Zvicrës. 

Rugova, i cili edicionin e kaluar luajti me FC Versoix, transferin e tij në këtë skuadër shumë të organizuar dhe me ambicie të madhe për inkuadrim në elitën e futbollit zviceran, e mundësoi Ideal Muriqi.

Është një hap i mirë për Rugovën dhe që premton maksimumin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat