Festimi i presidentit shqiptar me tifozët e Celtic publikohet nga mediat botërore

Futboll

Festimi i presidentit shqiptar me tifozët e Celtic publikohet nga mediat botërore

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 10:47
Festimi i presidentit shqiptar me tifozët e Celtic publikohet nga mediat botërore

Presidenti i Shqipërisë,Ilir Meta festoi me tifozët e Celtic para sfidës së Champions League në Sarajevë është bërë virale dhe po bën xhiron e botës. 

Rreth 50 media nga i gjithë globi, mes të cilave edhe disa nga më prestigjiozet, kanë publikuar videon e presidentit shqiptar që këndon me tifozët e veçantë skocezë në mes të Sarajevës dhe janë habitur nga sportiviteti i Metës.

"The Sun", "Yahoo.com", "Msn.com", "Daily Telegraph", media europiane, apo deri edhe Australi dhe në Indi kanë publikuar videon e takimin e veçantë të Metës me fansat e Celtic, duke e trajtuar si një episod mjaft pozitiv që meriton të evidentohet sa më shumë, veçanërisht për sportivitetin e Metës dhe mënyrës tepër origjinale të tij për të promovuar Shqipërinë kudo në botë.

Në fakt, video u publikua nga Presidenti i Shqipërisë në profilet e tij në rrjetet sociale, por u shpërnda menjëherë kudo dhe është komentuar gjerësisht nga tifozëtskocezë, por edhe nga media ndërkombëtare.

"Festë presidenciale", shkruan në titullin e artikullit përkatës edicioni skocez i tabloidit të famshëm britanik "The Sun", që raporton se Presidenti Meta është takuar rastësisht me tifozët bardhejeshil në rrugët e Sarajevës dhe ka kaluar disa momente gazmore së bashku me to.

"President Meta këndoi me fansat dhe më pas postoi videon në profilin e tij në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk munguan edhe batutat për legjendën e Celtic, shqiptarin Rudi Vata", shkruan "The Sun".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat