Dejani kurrë nuk do t’ia fal qytetarit të Mitrovicës, që e tradhtoi për Serbinë! - Bota Sot
Dejani kurrë nuk do t’ia fal qytetarit të Mitrovicës, që e tradhtoi për Serbinë!

Futboll

Dejani kurrë nuk do t’ia fal qytetarit të Mitrovicës, që e tradhtoi për Serbinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 korrik 2019 Në ora: 11:04
Dejani kurrë nuk do t’ia fal qytetarit të Mitrovicës, që e tradhtoi për Serbinë!

Dejan Saviçeviqi është shumë i zemëruar në ish selektorin e Malit të Zi, Lubisha Tumbakoviq! Dejani  kurrë nuk do t’ia fal, që sipas disa mitrovicasve, Lubisha ka rrënjë shqiptare dhe është qytetar i vjetër nga Mitrovica, pasi që vjen nga familja Tumbaku.

Mbiemrin Tumbaku e ka bërë Tumbakoviq me shkuarjen në Beograd të familjes së Lubishës, sepse prindi i tyre ishte martuar me një serbe.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviq, kurrë nuk do t’ia fal këtë tradhti Lubishës, që kishte vepruar siç kishte thënë Beogradi dhe Serbia pak orë (me 7 qershor) para ndeshjes me Kosovën, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.  

Kjo ndeshje kishte përfunduar me rezultat 1:1, që u luajt në Podgoricë. Madje Lubisha është emëruar edhe selektor i Serbisë menjëherë pas largimit nga Mali i Zi.

“Kur e kemi tërhequr Kosovën, sikur atëherë të më kishte thënë: ‘Shiko Dejo, vjen Kosova, unë nuk mundem”, do ti thoja OK, e pranoj. Do të kishim disa muaj kohë për tu përgatitur”, tha mes të tjera Saviçeviq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat