Publikuan fotot e kufomës së Sala, dy veta në gjykatë 

Futboll

Publikuan fotot e kufomës së Sala, dy veta në gjykatë 

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:19
Publikuan fotot e kufomës së Sala, dy veta në gjykatë 

Kristofer Ashford dhe Sherri Brei kanë dalë para gjykatës, për shkak se kishin nxjerrë fotografitë nga autopsia e Sala.

Thuhet se Ashford e ka parë autopsinë gjashtë herë, pasi futbollisti i Kardifit vdiq. 62-vjeçari është akuzuar për hyrje të pa ligjshme në murgun e Burnemuth, së bashku me Serri Brei.

48-vjeçarja, Brei është nën mbikëqyrje pasi ka ndarë një fotografi të futbollistit të vdekur në rrjetet sociale. Çifti është shfaqur sot në gjykatë, ku prokurorët thonë se Brei, ndërpreu rrjedhën e drejtësisë.

Emiliano Sala ndërroi jetë kur avioni privat më të cilin po udhëtonte drejt Kardifit, u rrëzua në kanalin anglez në 21 janar. Pas shumë kërkimesh, trupi i tij u gjet në datën 6 shkurt dhe pas një jave policia u lajmërua se në “Twitter”, po qarkullonte një foto nga autopsia e argjentinasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat