Ademi merr përkrahje nga UEFA! Ai shkoi me ftesë të Lakoviqit - Bota Sot
Ademi merr përkrahje nga UEFA! Ai shkoi me ftesë të Lakoviqit

Futboll

Ademi merr përkrahje nga UEFA! Ai shkoi me ftesë të Lakoviqit

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:56
Ademi merr përkrahje nga UEFA! Ai shkoi me ftesë të Lakoviqit

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, po qëndrojnë në selinë e UEFA-s me ftesë të drejtorit të federatave kombëtare, Zoran Lakoviq, ku dje dhe sot kanë zhvilluar takime të shumta për realizimin e projekteve të reja në kuadër të strategjisë së re.

Gjatë këtyre takimeve me zyrtarët e UEFA-s u diskutuan projektet me prioritet për FFK-në, me ç’rast u mor përkrahja e plotë për këto projekte.

Po ashtu, zyrtarët e UEFA-s u njoftuan për gjendjen aktuale në FFK, me ç’rast ata u informuan për gjithçka që ka ndodhur kohët e fundit.

Përveç shqetësimit të tyre për rastin që ka ndodhë, zyrtarët e UEFA-s u zotuan se presidenti i FFK-së dhe Komiteti Ekzekutiv e kanë përkrahjen e vazhdueshme dhe e presin verdiktin e fundit të drejtësisë, duke shpresuar që çështja do të zgjidhet drejtë, në mënyrë që FFK-ja të vazhdojë rrugën e saj të suksesit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...