Fanella e PSG drejt e në... kosh, video e fundit “Fake” e Neymar bën xhiron në internet!

Futboll

Fanella e PSG drejt e në... kosh, video e fundit “Fake” e Neymar bën xhiron në internet!

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 18:03
Neymar

Neymar e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga PSG, por nga shumë i kërkuar, braziliani është kthyer në të padëshiruar, duke qenë se Barcelona dhe Real Madrid e kanë përjashtuar si mundësi nënshkrimin me 27-vjeçarin. 

Së fundi, një video e modifikuar po bëhet hit në rrjetet sociale, duke u shpërndarë me miliona herë në të gjithë botën.

Aty shfaqen një sërë lojtarësh të PSG-së, si: Verrati, Marquinhos dhe një futbolliste femër që e kalojnë duar më duar fanellën e klubit francez.

Në fund është Neymar që e hedh drejt e në... kosh. Normalisht një video e montuar, e frymëzuar nga konteksti aktual mes futbollistit dhe kampionëve të Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat