Zyrtarizimi i Griezmann tek Barcelona bëhet të premten?

Futboll

Zyrtarizimi i Griezmann tek Barcelona bëhet të premten?

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 18:21
Antoine Griezmann

Barcelona është shumë afër që të transferojë yllin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann.

Skuadra ‘Blaugrana’ duket se është e vendosur që të mbyll marrëveshjen me lojtarin para këtij vikendi.

Plani i Barcelonës është që të zyrtarizojë transferimin e lojtarit të premten, raporton ‘Mundo Deportivo’.

Asnjë nga zyrtarët e dy skuadrave nuk do të jenë të pranishëm në marrëveshjen për lojtarin, por vetëm avokatët e lojtarit.

Barca nuk do të bëjë asnjë njoftim derisa të bëhet zyrtare se zyrtarët e Atletico janë pajtuar me të gjitha kushtet.

Griezmann në anën tjetër po përgatitet që të udhëtoj drejt Katalunisë, ku ai prite të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat