Barcelona ‘parakalon’ Man Cityn, afër nënshkrimit me yllin e Juventus

Futboll

Barcelona ‘parakalon’ Man Cityn, afër nënshkrimit me yllin e Juventus

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 21:55
Barcelona

Barcelona është shumë afër një tjetër lëvizjeje të madhe në merkato.

Skuadra katalane kësaj radhe po mendon për fazën defensive, saktësisht krahët e mbrojtjes.

Raportimet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se ylli i Juventus, Joao Cancelo, është shumë afër nënshkrimit me Barcën.

Lojtari portugez ka qenë i lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm tek Manchester City, por duket se Barcelona ka parakaluar kampionët e Premierligës.

Së fundmi Barcelona ka arritur marrëveshje edhe me Antoine Griezmann, klauzolën e të cilit e ka paguar sonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat