Inter arrin marrëveshje për Barella - Bota Sot
Inter arrin marrëveshje për Barella

Futboll

Inter arrin marrëveshje për Barella

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 22:24
Nicolo Barella

Skuadra e Inter më në fund ka arritur marrëveshje me lojtarin e Cagliari, Nicolo Barella.

‘Sky Sport Italia’ raporton se Inter dhe Cagliari janë pajtuar për transferimin e Barella në një marrëveshje që përfshin 45 milionë euro.

Mesfushori italian do tu nënshtrohet testeve mjekësore nesër (e premte), para se të hedh nënshkrimin mbi kontratën me Inter.

Lojtari pritet që të nënshkruajë kontratë katër vjeçare e cila do t’i siguronte atij rreth 2.5 milionë euro në vit. Barella ka regjistruar 112 paraqitje në pesë sezone me skuadrën e Cagliari, duke shënuar shtatë gola dhe shtuar gjashtë asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...