Man City nuk mund të nënshkruajë me Dani Alves, ja pse

Futboll

Man City nuk mund të nënshkruajë me Dani Alves, ja pse

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 23:03
Dani Alves

Manchester City e ka momentalisht të pamundur që të nënshkruajë me yllin brazilian të futbollit, Dani Alves.

Trajneri i Man City, Pep Guardiola, ka punuar edhe më parë me Dani Alves, dhe do ta dëshironte lojtarin në skuadrën e tij.

Paraqitjet e fundit të mbrojtësit brazilian në Kupën e Amerikës kanë vërtetuar besimin e Guardiolas se veterani mund të jap akoma shumë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Lojtari është i lirë këtë verë dhe do të mund t’i bashkohej Cityt, por këtu ka një problem, i cili edhe mund të shmanget.

Premierliga dhe Liga e Kampionëve nuk lejojnë që një skuadër të ketë më shumë se 17 lojtarë të huaj.

Manchester City ka shkelur këtë kuotë së fundmi kur ka nënshkruar me mesfushorin spanjoll, Rodri Hernandez.

Rodri është bërë lojtari i 17, krahë emrave si Ederson, Claudio Bravo, Aymeric, Laorte, Mendy, Otamendi, Gundogan, Zinchenko, De Bruyne, Bernardo Silva, David Silva, Fernandinho, Mahrez, Sané, Aguero, Gabriel Jesus dhe Danilo.

Lojtari që do të mund ta lironte një vend për Alves është pikërisht Danilo, i cili mbulon pozitën e njëjtë si ish anëtari i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat