E dëshiron Man Utd, por Bergwijn po e pret Bayern Munichun

Futboll

E dëshiron Man Utd, por Bergwijn po e pret Bayern Munichun

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 23:09
Steven Bergwijn

Ylli i PSV Eindhoven, Steven Bergwijn, nuk është duke e konsideruar një kalim tek Manchester United, të paktën momentalisht.

Agjenti i holandezit ka bërë të ditur se klienti i tij është i gatshëm të pres për Bayern Munich, por gjigantët e Bundesliga nuk kanë luksin të presin gjatë, pasi ka interesim të madh për lojtarin.

Bergwijn pati një sezon të jashtëzakonshëm ku shënoi tetë goli dhe shtoi shtatë asistime në Eredevisie.

Manchester United ka shfaqur interesim për lojtari, por agjenti Van Kooperen ka dhënë disa lajme jo aq të mira për skuadrën nga Premierliga.

“Ne kurrë nuk kemi thënë se po humbim durimin. Bayern është klub i madh dhe është mrekulli që atyre u pëlqen Steven” ka thënë Kooperen për ‘ESPN’.

“Ata mund të marrin të gjithë kohën që u nevojitet” ka bërë të ditur agjenti.

Agjenti ndër të tjerash ka cekur se ka disa skuadra që janë interesuar për lojtarin, duke lënë të kuptohet se Bayern nuk duhet të rrezikoj me vonesa shumë të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat