Lukaku, Icardi, Dzeko: Telashet e Inter për fazën e sulmit

Futboll

Lukaku, Icardi, Dzeko: Telashet e Inter për fazën e sulmit

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 23:37
Lukaku

Skuadra e Inter ka hasur në telashe në tentimet e saj për të rregulluar problemet me fazën e sulmit.

Gjatë merkatos së verës, synimi kryesor i Inter ka qenë dhe mbetet riparimi i fazës ofensive të skuadrës.

Romelu Lukaku është emri më i dëshiruar në kampin ‘Zi kaltër’, për të cilin ata janë të gatshëm të paguajnë rreth 65 milionë euro, 20 më pak sesa kërkon Man Utd.

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se përfaqësuesit e Inter dhe ata të Man Utd janë takuar gjatë kësaj jave, për të mësuar kërkesat e ‘Djajve të kuq’, të cilët insistojnë se nuk e kanë me nxitim shitjen e belgut, pasi skuadra nuk ka nevojë për shitje.

Manchester United kështu ka hapur negociatat duke kërkuar hiq më pak se 85 milionë euro.

Inter në anën tjetër ka synuar edhe një marrëveshje me yllin e Romës, Edin Dzeko, me të cilin gjithashtu nuk ka gjetur akoma rrugën e marrëveshjes.

Sfidë e madhe për skuadrën e Antonio Conte do të jetë edhe gjetja e një skuadre që do të blejë kartonin e Icardi, i cili është person ‘non grata’ në ‘San Siro’.

Mbetet të shihet se si Inter do t’i rregullojë këto probleme me fazën e sulmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat