Hysaj pranë gjigantit spanjoll - Bota Sot
Hysaj pranë gjigantit spanjoll

Futboll

Hysaj pranë gjigantit spanjoll

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 00:30
Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Elseid Hysaj, është pranë transferimit te skuadra spanjolle, Atletico Madrid, kanë njoftuar mediumet në Itali dhe Spanjë.

Hysaj pritet të largohet gjatë kësaj vere nga skuadra elitare e Italisë, Napoli, për ta vazhduar aventurën në Spanjë.

Siç shkruan “La Repubblica” presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e ka konfirmuar marrëveshjen me skuadrën nga Madridi.

Hysaj, 25-vjeçar pjesë e Napolit është që nga viti 2015 kur ishte transferuar nga Empoli.

Shkodrani me klubin e Napolit ka kontratë deri në verën e vitit 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...