Xavi për rikthimin e Neymar: Do të ishte e jashtëzakonshme, por e shoh të vështirë

Futboll

Xavi për rikthimin e Neymar: Do të ishte e jashtëzakonshme, por e shoh të vështirë

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 09:07
Xavi Hernandez dhe Neymar JR

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka komentuar së fundmi rikthimin e mundshëm të Neymar në ‘Camp Nou’.

Tash e disa javë, Neymar JR ka fituar qendrën e vëmendjes, me emrin e tij që lidhet ngushtë me një rikthim tek Barcelona.

Lojtari ka bërë të ditur se nuk është i lumtur në Paris dhe do të dëshironte të rikthehet në Spanjë, tek kampionët e La Liga.

Për këtë çështje së fundmi ka komentuar edhe Xavi Hernandez, i cili ka thënë se do ta pëlqente një lëvizje të tillë, por e sheh si vështirë të konkretizueshme.

“Ai do të ishte një transferim i jashtëzakonshëm. Por, e shoh si vështirë të konkretizueshëm, sinqerisht. Mendoj se është shumë e vështirë” ka thënë Xavi.

“Kemi parë shumë gjëra që mendoja se nuk do t’i shihnim, sikur PSG kur pagoi 222 milionë për të, kështu që duhet të presim” ka thënë tutje spanjolli.

“Nuk ka dyshim se ai është një nga më të mirët në botë, por le të shohim se çfarë bën Barca”, ishin fjalët e ish mesfushorit katalan.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Barca nuk do të ofrojë para, por katër lojtarë, nga të cilët PSG mund të zgjedh tre (Coutinho, Dembele, Semedo dhe Umtiti).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat