Futbolli shqiptar në ethe, CAS merr vendimin për Skënderbeun

Futboll

Futbolli shqiptar në ethe, CAS merr vendimin për Skënderbeun

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 09:55
Ardjan Takaj

Pritjes i ka ardhur fundi dhe sot do të mësohet vendimi përfundimtar për ekipin e Skënderbeut. Vendimi i CAS-it për korçarët ishte shtyrë shumë, ndërsa sipas asaj që ka publikuar vetë klubi bëhet me dije se më datë 12 korrik do të vendoset fati e ish-kampionëve. 

UEFA dënoi ekipin e Ardjan Takajt me 10 vite pezullim nga kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë. Drejtuesit e klubit e apeluan vendimin në gjykatën e CAS-it dhe tashmë do të mësohet dënimi përfundimtar,  

Në klub ka një lloj entuziazmi se dënimi do të hiqet, ose të paktën do të reduktohet. Në rast se diçka e tillë ndodh do të ishte një e mirë për futbollin shqiptar, pasi korçarët e menaxhojnë klubin në mënyrën e duhur. Ata ndërtuan një "perandori" në Shqipëri në dekadën e fundit, pa i hyrë mënyrës së ndërtimit të themeleve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat