Rekord rumun, i biri i Gheorghe Hagit transferohet në Belgjikë!

Futboll

Rekord rumun, i biri i Gheorghe Hagit transferohet në Belgjikë!

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 09:59
Gheorghe Hagi

Ianis Hagi pritet ta vijojë karrierën në Belgjikë, te Genk, një ndër klubet më të suksesshme në dekadën e fundit në futbollin belg.

Shpjegim logjik nuk ka, në fakt, sepse Hagi i vogël kërkohej nga gjysma e Europës dhe disa aklube angleze ihsin gati të paguanin shifra stratosferike. 

Megjithatë, Gheorghe Hagi, si president i Viitorulit, ka preferuar ta shesë te Genk për rreth 10 milionë euro.

Është transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit rumun, një shuplakë e fortë për klubet e tjera rumune, sepse Viitorul ka pak vite histori dhe është kthyer në klubin më të organizuar në vend.

Gheorghe Hagi duket se ka preferuar ta rritë gradualisht të birin, sepse gaboi një herë duke e çuar te Fiorentina, aty ku Ianis nuk pati hapësira. 

Nuk duhet harruar se Genk është klub i fuqishëm dhe ka lidhje të forta me klube angleze e gjermane, por edhe Lazio e Napoli shpesh gërmojnë aty për talentet e së ardhmes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat