Një tjetër lajm i madh vjen nga Ministria për Kulturë Rini e Sport. Zyrtari i saj, Florim Kryeziu, ka publikuar foto të fillimit të punimeve në stadiumin kombëtar.
Kryeziu ka publikuar disa foto ku shihet fillimi fillestar i punimeve. Stadiumi kombëtar do të ndërtohet në Magjistralen Prishtinë – Drenas.
Javë më parë ishte prezantuar edhe projekti, i cili pritet të kushtoj rreth 50 milionë euro.
Stadiumi pritet të jetë gati në vitin 2021.