Kush e dëshiron Griezmannin, kjo është klauzola e frikshme

Futboll

Kush e dëshiron Griezmannin, kjo është klauzola e frikshme

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 16:17
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann u zyrtarizua pak minuta më parë te skuadra e Barcelonës. Klubi blaugrana pagoi klauzolën prej 120 milionë eurosh që ishte parashikuar në kontratën e lojtarit, duke mos pasur asnjë negociatë me klubin e “Los Colchoneros”.

Sulmuesi francez tashmë do të zbarkojë në Barcelonë për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën deri në vitin 2025, teksa nuk është zbuluar ende shifra që do të përfitojë.

Gjithsesi është zbuluar klauzola e frikshme që është parashikuar për ekipin që do të “guxojë” ta kërkojë në të ardhmen. Duhet të paguajë as më pak dhe as më shumë se 800 milionë euro për t’ia rrëmbyer Barcelonës pa asnjë negociatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat