Kovaçiç: Viti im i parë, shumë i vështirë

Futboll

Kovaçiç: Viti im i parë, shumë i vështirë

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 16:55
Kovaçiç: Viti im i parë, shumë i vështirë

Kroati Mateo Kovaçiç është shumë i gëzuar me qëndrimin e tij te Chelsea.

Mesfushori i cili ishte huazim te Chelsea sezonin e kaluar ka nënshkruar kontratë të përgjithshme me londinezët.

“Kisha një lidhje të mirë me tifozët që prej kohës kur erdha, patëm disa lojë të mira dhe disa të këqija, por në fund ia dolëm të bëjmë një punë të mirë”, tha futbollisti.

“Ishte viti im i parë dhe ishte shumë i vështirë, mund të bënim akoma më shumë, mirëpo arritëm të fitojmë Europa Leaguen dhe përfunduam në vendin e tretë në Premier League, tash është e rëndësishme të pushojmë fizikisht dhe mendërisht dhe të përgatitemi për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Kovaçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat