Kovaçiq: Do të thotë shumë për mua që Chelsea më mbajti në ekip

Futboll

Kovaçiq: Do të thotë shumë për mua që Chelsea më mbajti në ekip

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 16:58
Foto

Mateo Kovaçiq është shumë i gëzuar me qëndrimin e tij te Chelsea.

Mesfushori i cili ishte huazim te Chelsea sezonin e kaluar ka nënshkruar kontratë të përgjithshme me “Blutë e Londrës”.

“Kisha një lidhje të mirë me fansat që prej kohës kur erdha, patëm disa lojë të mira dhe disa të këqija, por në fund ia dolëm të bëjmë një punë të mirë”, filloi kroati.

Kovaçiq bëri 51 paraqitje me Chelsea sezonin e kaluar dhe luajti një rol më rëndësi në fitoren e Europa Leagues.

“Ishte viti im i parë dhe ishte shumë i vështirë, mund të bënim akoma më shumë, mirëpo arritëm të fitojmë Europa Leaguen dhe përfunduam në vendin e tretë në Premier League, tash është e rëndësishme të pushojmë fizikisht dhe mendërisht dhe të përgatitemi për sezonin e ardhshëm. Jam gati për të punuar shumë, po e shijoi kampionatin anglez sepse është i vështirë, asnjëherë nuk kam pasur një sezon kaq të vështirë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat