Kualifikimi, humb jetën një grua 

Futboll

Kualifikimi, humb jetën një grua 

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 17:01
Kualifikimi, humb jetën një grua 

Kualifikimi i Algjerisë për në gjysmëfinalet e Kupës së Afrikës në futboll, ka ardhur pas goditjes së penalltive (4:3 – 1:1 në kohë të rregullt) kundër Bregut të Fildishtë, shkaktoi një valë të gjatë festimesh nga tifozët e kësaj kombëtareje.

Kjo nuk ndodhi vetëm në shtëpi, por edhe në Francë, në Paris në veçanti.

Fatkeqësisht, në Montpellier, një tifoz algjerian humbi kontrollin e veturës dhe përplasi një familje, duke lënë të vdekur nënën dhe plagosur rëndë dy fëmijët e saj të mitur, që ndodhen të shtruar në spital.

Edhe një fëmijë tjetër u përfshi në këtë aksident, i plagosur rëndë. Në fund, turma e tifozëve në Paris, ashtu si në Marseille, u shpërnda vetëm pas ndërhyrjes së fortë të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat