KAS la në fuqi dënimin për Skënderbeun, UEFA përshëndet vendimin - Bota Sot
KAS la në fuqi dënimin për Skënderbeun, UEFA përshëndet vendimin

Futboll

KAS la në fuqi dënimin për Skënderbeun, UEFA përshëndet vendimin

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 19:03
Ilustrim

UEFA ka mirëpritur vendimin e KAS, që la në fuqi dënimin për skuadrën e Skënderbeut.

Nëpërmjet një deklarate, UEFA shprehet se e mirëpret vendimit e KAS për të hedhur poshtë apelimin e Skënderbeut, ndaj Komisionit të Apelit në UEFA, për vendimin e datës 26 prill 2018, të marrë kundër Skënderbeut. 

Kështu, KAS la në fuqi vendimin për përjashtimin e KS Skënderbeut nga kompeticionet e UEFA-s për 10 vite, si dhe një gjobë prej 1 milionë eurosh për fiksim ndeshjes.

Ndër të tjera UEFA thotës se kjo është një tjetër shenjë besimi për Sistemin e Zbulimit të Mashtrimit me Bastet që përdor UEFA, për të identifikuar bastet aspak normale në ndeshjet që luhen në Europë si dhe në nivele kombëtare, dhe e quan këtë instrument që monitoron rezultatet nga Sportradar, si garantues për integritetin e ndeshjeve dhe kampionateve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...