Donnarumma flet për ndeshjen Feronikeli-Milan: Mezi po presim të luajmë në Prishtinë

Futboll

Donnarumma flet për ndeshjen Feronikeli-Milan: Mezi po presim të luajmë në Prishtinë

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 20:07
Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma ka folur për përballjen e tyre në Kosovës ndaj Feronikelit.

Milani do të udhëtoj në Kosovë për t’u përballur me kampionin në fuqi, Feronikelin.

Kjo përballje pritet të zhvillohet me datë 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Të dy skuadrat, Feronikeli dhe Milani e kanë konfirmuar një gjë të tillë, ndërsa edhe biletat kanë dalë në shitje.

Para kësaj ndeshje ka folur edhe portieri italian i Rossonerëve, Donnarumma, i cili ka përshëndetur fillimit të gjithë tifozët nga Kosova.

“Përshëndetje të gjithë miqve nga Kosova. Mezi po presim të luajmë miqësoren e datës 10 gusht në Prishtinë, që do të jetë edhe hera e parë në histori për Milanin”.

“Një përfaqim të gjithëve. Forca Milan”, ka thënë Donnarumma në videon e publikuar.

Ndryshe, kjo përballje do të transmetohet ekskluzivisht nga RTV Dukagjini. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat