Barcelona bëhet ekipi i parë që për 5 vite ka shpenzuar 1 miliardë euro

Futboll

Barcelona bëhet ekipi i parë që për 5 vite ka shpenzuar 1 miliardë euro

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 22:04
Barcelona

Barcelona ka shpenzuar mbi 1 miliardë euro që nga vitet 2014-15, pas transferimit të Antoine Griezmann.

Blaugranët konfirmuan të premtën pasdite se ata kishin përfunduar nënshkrimin e Antoine Griezmann, duke e transferuar nga Atletico Madrid me shumën prej 120 milionë euro.

Barcelona ka fituar  titullin e klubit të parë që ka shpenzuar mbi 1 miliardë euro pesë vitet e fundit.

Shpenzimet e tyre të mëdha filluan me blerjen e Luis Suarez për 60 milionë euro, ndërsa Ousame Dembele dhe Philippe Coutinho erdhën për më shumë se 100 milionë euro.

Pastaj ka mbi 300 milionë euro transferime nga ky vit vetëm me blerjet e Frenkie de Jong dhe Griezmann.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat