Alves edhe vetofrohet edhe vendos kushte!

Futboll

Alves edhe vetofrohet edhe vendos kushte!

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 22:41
Dani Alves

Mbrojtësi brazilian Dani Alves, është i gatshëm të kthehet të luajë për Juventusin, dy vite pasi u largua nga bardhezinjtë për të shkuar te PSG. Futbollisti është pa kontratë pasi nuk rinovoi me parisienët dhe prej disa javësh është vënë në kërkim të një skuadre të re, pasi duket ende në formë, siç e tregoi duke udhëhequr Brazilin si kapiten në Kupën e Amerikës.

Sipas “Sportmediaset”, futbollisti ka kontaktuar me klubin bardhezi duke i dhënë gatishmërinë e tij që të kthehet të luajë në Torino, ku shpreson që të ndihmojë ekipin të shkojë në finalen e Ligës së Kampioneve dhe ta fitojë atë. Një kthesë e papritur për lojtarin i cili deri pak kohë më parë e kishte cilësuar të mbyllur aventurën e tij në Itali, duke theksuar se kërkonte stimuj të ri.

Megjithatë, në klub nuk janë aq të gatshëm për të pranuar përsëri në radhët tyre futbollistin. Kjo për faktin se kërkesat e Alvesit kanë qenë të tepruara. Braziliani, edhe pse vjen me parametër zero, kërkon një rrogë shumë të lartë, prej 7 milionë eurosh neto në sezon dhe një kontratë, e cila i jep mundësinë që të largohet në fund të edicionit nëse dëshiron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat