Barca përfshinë katër lojtarë në ‘Operacionin Neymar’

Futboll

Barca përfshinë katër lojtarë në ‘Operacionin Neymar’

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 22:46
Neymar

Rikthimi i Neymar në ‘Camp Nou’ nuk do të jetë një operacion i thjeshtë për Barcelonën.

Sipas ‘Bild’, klubi ‘blaugrana’ do t’i ofrojë PSG një listë prej katër lojtarëve për t’i bindur që të heqin dorë nga Neymar.

Në këtë listë prej katër lojtarësh, tre do të zgjidhen për të mbyllur këtë operacion.

Bëhet fjalë për Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Nelson Semedo dhe Samul Umtiti, të cilët Barcelona dëshiron t’i shfrytëzojë në tentativën për të arritur një marrëveshje me PSG, që do të sillte Neymarin në ‘Camp Nou’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat