Pensionohet Peter Crouch

Futboll

Pensionohet Peter Crouch

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 22:50
Peter Crouch

Peter Crouch ka njoftuar se ka vendosur të pensionohet nga futbolli në moshën 38 vjeçare, pas një karriere të gjatë ku ka veshur fanellën e Anglisë, Liverpoolit, Tottenhamit dhe së fundit Burnley.

I njohur për gjatësinë e tij, Crouch ka kaluar ditët e tij më të mira duke luajtur në Premierligë, ndërsa ka qenë pjesë e Anglisë gjatë botërorit të vitit 2006 dhe 2010.

Në kolonën e tij për Daily Mail, Crouch ka njoftuar për pensionimin.

“Unë kam pasur 23 vjet për t’u përgatitur për këtë moment, por tani që është këtu, ti kupton që asgjë nuk mund të përgatitesh”.

“Ka ardhur t’i referohem vetes si ish futbollist, ky udhëtim i pabesueshëm, ku kam qenë që nga mosha 16 vjeçare”.

Crouch vitet më të mira i ka pasur te Liverpool, ku në 85 paraqitje ka shënuar 22 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat