Interi nuk e përballon çmimin që United ia ka vendosur Lukakut

Futboll

Interi nuk e përballon çmimin që United ia ka vendosur Lukakut

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 08:44
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku ka gjasa të qëndrojë te Manchester United, me Interin që nuk mund ta përballojë çmimin e blerjes së tij.

BBC raporton se reprezentuesi belg mund të qëndrojë në ‘Old Trafford’, pasi çmimi i lartë i vendosur nga ‘Djajtë e Kuq’, është i papërballueshëm për Interin.

Inter ka shfaqur interesim për 26 vjeçarin që nga ardhja e Antonio Contes në krye të skuadrës.

Manchester United për shitjen e tij po kërkon të paktën 84 milionë euro, shumë kjo që ka bërë që Interit t’i ‘ftohet’ dëshira për transferimin e lojtarit.

Kujtojmë se Inter ka paraqitur te Manchester United edhe dy opsione për huazimin e lojtarit me të drejt blerje, por që janë refuzuar nga anglezët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat