Futbolli shqiptar në kaos

Futboll

Futbolli shqiptar në kaos

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 12:59
Futbolli shqiptar në kaos

Edicioni i ri në futbollin shqiptar mund të jetë një nga më unikalët sa i përket problematikës që shfaqin klubet.

Me Skënderbeun të dënuar nga UEFA për trukime, duke shtuar këtu edhe katër klube që nuk licencohen dot për Kupat e Evropës për shkak të problemeve financiare, gara që pritet të nisë duket se do të jetë sërish fiktive, pikërisht siç rezultoi për zonën e UEFA-s në kampionatin e fundit.

FSHF ka vendosur si ultimatum për plotësimin e kriterit financiar për katër klubedatën 31 korrik. Tirana, Vllaznia, Flamurtari dhe Luftëtari kanë miliarda lekë borxhe në tatime, por mbi të gjitha edhe rroga të pashlyera nga sezoni i fundit, por jo vetëm.

Mbetet për t’u parë nëse kërcënimi i institucionit të futbollit për licencimin e klubeve do të jetë serioz, pasi edhe në të kaluarën, ka pasur ultimatume, por asnjëherë nuk është marrë ndonjë masë konkrete.

Nga 10 klube në Superiore, sezoni i ri do të nisë me vetëm pesë prej tyre që plotësojnë kriterin financiar: Partizani, Kukësi, Teuta, Laçi dhe Bylisi.

Një situatë skandaloze që kërkon një dorë të hekurt, së pari nga FSHF-ja si organizatore e kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat