3x1, Barcelona përgatit mega-operacionin për rikthimin e Neymar!

Futboll

3x1, Barcelona përgatit mega-operacionin për rikthimin e Neymar!

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 13:28
Neymar

Barcelona nuk ka ndërmend të ndalet vetëm me blerjen e Antoine Griezmann, sepse shumë shpejt pritet të finalizohet edhe rikthimi i Neymar Junior në “Camp Nou”.

Ka qenë gazeta gjermane “Bild” që ka hedhur një hipotezë të re për merkaton e klubit katalanas: Neymar do të kthehet tek Barça dhe në këmbim të tij spanjollët do të japin tre lojtarë.

Osumane Dembele ose Philippe Coutinho, njëri nga këta të dy do të kalojë tek PSG dhe pjesa tjetër do të shlyhet me para.

Në të kundërt Barcelona do të përfshijë edhe dy lojtarë të tjerë në këtë transferim të bujshëm. Do të jenë dy mbrojtësit: Nelson Semedo dhe Samuel Umtiti, që do të kalojnë te kampionët e Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat