Zyrtare: Icardi lë Interin

Futboll

Zyrtare: Icardi lë Interin

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 16:18
Mauro Icardi

Ylli i Inter, Mauro Icardi, edhe zyrtarisht ka lënë skuadrën ‘Zi kaltër’.

Icardi është larguar nga kampi stërvitor i Inter, i cili po zhvillohet në kuadër të përgatitjeve para sezonale.

Ylli argjentinas, së bashku me Radja Nainggolan, nuk janë pjesë e planeve të Antonio Conte, dhe kështu Icardi është larguar nga kampi stërvitor.

“Mauro Icardi do të kthehet sot në Milano, pasi largohet nga kampi ynë stërvitor në Lugano” thuhet në deklaratën e faqes zyrtare të Inter.

“Skuadra dhe lojtari kanë ardhur në këtë vendim pas një marrëveshje të dyanshme. Icardi do të vazhdojë stërvitjet parasezonale gjatë ditëve në vazhdim dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës për turneun në Azi” thuhet tutje.

Emri i Icardi është i lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm tek Napoli, dhe këto ngjarje vetëm mund ta ndihmojnë atë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat