Zidane i tronditur, i vdes vëllai

Futboll

Zidane i tronditur, i vdes vëllai

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 18:04
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane braktisi fazën përgatitore të Realit të Madridit ditën e djeshme për shkak të një fatkeqësie familjare.

Vëllai tij, Fahrid Zidane, është ndarë nga jeta. 54-vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi spanjoll nëpërmjet një njoftimi zyrtar ditën e sotme.

Ndërkohë në shenjë respekti, për këtë fatkeqësi në familjen e trajnerit madrilen, futbollistët dhe stafi i Realit ka mbajtur një minutë heshtje para nisjes së stërvitjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat