Situatë alarmante në “Camp Nou”, Barcelona ka 888 milionë euro borxhe

Futboll

Situatë alarmante në “Camp Nou”, Barcelona ka 888 milionë euro borxhe

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 18:43
Situatë alarmante në “Camp Nou”

Kanë ardhur kohë të vështira për Barcelonën. Borxhet e klubit janë rritur ndjeshëm dhe ky mund të jetë një faktor vendimtar për të ardhmen e klubit. 

Mos harroni, këto janë kohë investimesh të mëdha për klubin katalanas. 

Baça ka marrë një borxh i cili pritet të shlyhet në vitin 2021, megjithatë, me shumë mundësi borxhi i madh i mbledhur nuk do të shlyhet deri në vitin 2023. 

Paratë e huazuara nuk janë shfrytëzuar vetëm për transferimet, por edhe për rimodelimin e Camp Nou që do të nisë së shpejti. 

Le ta marrim shtruar. Barcelona është klubi me më shumë të ardhura në botë, përfshi këtu klube të sporteve të tjerë si NBA apo NFL, dhe qëllimi është të vazhdojë të rritet. 

 Buxheti i parashikuar për totalin e shpenzimeve është 960 milionë euro, pa harruar se edhe fitimet janë tepër të mëdha duke filluar nga bileta e stadiumit apo shitjet e fanellave dhe aksesorëve të tjerë me emblemën e klubit. 

Megjithatë, rritja e borxheve është alarmante. Totali i borxhit të klubit është 888 milionë euro. Ky është borxhi i regjistruar deri më 30 qershor të këtij viti, që mund të shtohet me 150 milionë deri në tetor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat