Tifozët e Skënderbeut mbështetje maksimale klubit

Futboll

Tifozët e Skënderbeut mbështetje maksimale klubit

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 18:51
Tifozët e Skënderbeut mbështetje maksimale klubit

Klubi i Skënderbeut, reagoi ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, pas vendimit të KAS-it, për lënien në fuqi të dënimit 10-vjeçar të UEFA-s si dhe një gjobë prej 1 milion euro.

Ky vendim ka tronditur opinion sportiv, teksa ata që po e vuajnë më shumë këtë goditje fatale, janë tifozët korçarë. Pavarësisht dënimit të rëndë, tifozët e Skënderbeut besojnë te pafajësia, teksa të shumta kanë qenë komentet në mbështetje të klubit pas reagimit në faqen zyrtare.

“Dikur Korça jonë ishte Republikë, me ty Korça jonë deri në vdekje! Gjithmonë me ju president, gjithmonë me ty Skënderbe!

Edhe sikur ju të luani në qiell, ne do vdesim për t’iu ndjekur! Të duam Skënderbe, në çdo kategori me ty!

Besojmë te pafajësia, drejtësia do të vihet në vend”, ishin disa prej komenteve të bëra në faqen zyrtare të klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat