“Icardi nuk e meritonte këtë fund, Lukaku nuk është në nivelin e tij”

Futboll

“Icardi nuk e meritonte këtë fund, Lukaku nuk është në nivelin e tij”

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 23:13
Mauro Icardi

Jo të gjithë sulmojnë Mauro Icardin. Ditën që aventura e tij tek Interi preku pikën më të ulët, ish-lojtari i Interit Spillo Altobelli është i shqetësuar për masat e ashpra të klubit ndaj sulmuesit. 

“Si një ish-interist më vjen shumë keq. Icardi si futbollist ka qenë i jashtëzakonshëm, një profesionist i madh. 

Nuk e prisja një fund të tillë, sinqerisht. Janë bërë gabime dhe Mauro po i paguan shumë shtrenjtë. Ndihem shumë pranë tij, ai nuk e meritonte këtë fund. 

Lukaku? Sinqerisht, nuk mendoj se është më i fortë se Icardi. Absolutisht.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat