Neymar paraqitet me fanellë të Barcelonës, citon Biblën

Futboll

Neymar paraqitet me fanellë të Barcelonës, citon Biblën

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 06:14
Neymar JR

Ylli brazilian i futbollit, Neymar JR, u ka dhënë edhe më shumë jetë zërave që e rikthejnë atë në Barcelonë.

Neymar është në qendër të vëmendjes tash e disa kohë, me emrin e tij që lidhet ngushtë me një rikthim në ‘Camp Nou’.

Braziliani thuhet të jetë i pakënaqur në Paris, andaj kërkon të rikthehet tek Barcelona, ku do të mund të luante krahë Lionel Messi, nga hija e të cilit donte të largohej dikur.

Neymar sot ka postuar një video në ‘Instagram/Instastory’, ku tërheq vëmendje fanella e Barcelonës dhe mesazhi që Neymar ka dërguar.

“Asnjë armë e formuar kundër teje nuk do të ketë sukses, dhe çdo gjuhë që gjykon kundër teje ju do ta dënoni, dhe drejtësia e tyre vije nga unë, thotë Zoti” shkruhet në videon.

Videon mund ta shihni në rrjetin social ‘Instagram’, në faqen zyrtare të Neymar, në ‘Instastory’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat