Juventusi ofron 20 milionë euro dhe talentin Kean për Icardin

Futboll

Juventusi ofron 20 milionë euro dhe talentin Kean për Icardin

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 08:26
Mauro Icardi

Juventusi është duke u përpjekur ta shfrytëzojë në maksimum situatën e Mauri Icardin duke ia ofruar Interit të riun Moise Kean dhe 20 milionë euro në shkëmbim të argjentinasit.

Icardi u largua nga kampi stërvitor i Interit pas dakordimit të përbashkët dhe u kthye në Milano për t’u stërvitur i vetëm. Argjentinasi është i zemëruar se Antonio Conte nuk e ka përdorur as në stërvitjet taktike me skuadrën.

Edhe pse Atletico Madridi, Napoli dhe Roma kanë shfaqur interesim, Icardi e ka bërë të qartë se e dëshiron vetëm Juventusin.

Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, shkoi në Ibiza javën e kaluar për të biseduar me menaxheren dhe bashkëshorten e Icardit, Wanda Nara.

Interi dëshiron ta shesë patjetër sulmuesin dhe i ka vënë një çmim prej 60 milionë euro, por Juve nuk është e gatshme ta paguajë këtë shumë prandaj po shikon mënyra të tjera.

Kampioni italian është i gatshëm ta ofrojë sulmuesin Moise Kean dhe 20 milionë euro për Icardin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat