Guardiola lë jashtë skuadrës dy futbollistë

Futboll

Guardiola lë jashtë skuadrës dy futbollistë

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 09:18
Pep Guardiola

Manchester City ka publikuar listën e futbollistëve që do të nisen me skuadrën për në turin aziatik në Hong Kong, ndërsa bie në sy mungesa e dy emrave.

Bëhet fjalë për mesfushorin Fabian Delph dhe mbrojtësin Elaquim Mangala, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e Guardiolës për sezonin e ri dhe nuk janë grumbulluar për në turneun aziatik.

Lënia e tyre jashtë grumbullimit, është një sinjal i qartë se duhet të gjejnë një tjetër klub për të vijuar karrierën, ndërsa mediat në Angli raportojnë se Delph është shumë pranë marrëveshjes me Everton, ndërsa Mangala ka oferta nga Besiktasi në Turqi.

Në listë bëjnë pjesë edhe dy prurjet e reja, Angelino dhe Rodri, ndërsa Foden pritet t’i bashkohet skuadrës në Hong Kong dhe ashtu siç pritej, mungojnë emrat e futbollistëve të angazhuar në Kupën e Amerikës, të cilët kthehen në fund të muajit nga pushimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat