Blerim Xhemaili për trajnerin serb: Mihajlovicin e kam si baba

Futboll

Blerim Xhemaili për trajnerin serb: Mihajlovicin e kam si baba

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 09:45
Mihajlovic dhe Xhemajli

Kapiteni shqiptar i klubit italian Bologna, Blerim Xhemaili, ka thënë për mediat italiane se trajneri i tij serb, Sinisa Mihajlovic, është i baba për të dhe bashkëlojtarët e tij dhe se ata ia kanë bërë atij një premtim pasi u diagnostikua me sëmundjen e leukemisë.

Mihajlovic konfirmoi dje në një konferencë për media se ka leukemi dhe se do ta nisë shërbimin e kësaj sëmundjeje të rëndë të martën dhe se do të vazhdojë të punojë, shpesh nga larg dhe përmes stafit të tij.

Mesfushori shqiptar, i lindur në Tetovë, thotë se trajneri serb do ta fitojë betejën me sëmundjen, sepse, siç thotë, ndien se Bologna është familja e tij.

“Trajneri do ta fitojë betejën edhe për ne, po ashtu, sepse ne ndiejmë se jemi familja e tij”, tha Xhemaili për Sky Sport Italia.

“Çfarë na ka dhënë ai për këta gjashtë muaj zor që na e ka dhënë ndonjëherë ndonjë trajner, veçanërisht në një periudhë kaq të shkurtër. Ne e dimë çfarë personi është ai, ai është i fortë. Mezi presim të kthehet”, shtoi ai.

Mihajlovic u emërua trajner i Bologna në janar, në një kohë kur klubi ishte në rrezik serioz për të rënë nga Serie A, por ai i përmbysi gjërat dhe i ndihmoi klubit të përfundojë në vendin e 10-të, duke befasuar.

“Ne ia kemi bërë trajnerit një pretim të cilin dua ta mbaj si kapiten. Natyrisht, askush nuk ka pritur që kjo do të ndodhte. Ne jemi shumë pranë tij. Mihajlovic është si baba për ne, prandaj do të luftojmë për të njëlloj siç ai lufton për ne”, theksoi Xhemaili. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat