Para ndeshjes në 'Fadil Vokrri', 3000 bileta falas

Futboll

Para ndeshjes në 'Fadil Vokrri', 3000 bileta falas

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 12:26
Para ndeshjes në

Feronikeli nga Drenasi e pret skuadrën nga Uellsi, The New Saints (TNS), për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”, në kryeqytet.

Ndeshja do të zhvillohet të martën, me fillim prej orës 20:45.

Biletat për ndeshjen, Feronikeli – The New Saints, do të dalin në shitje të hënën, prej orës 10:00 – 18:00.

Këto janë pikat e shitjes së biletave:

Prishtinë: Dy pika, në stadiumin “Fadil Vokrri”

Drenas: Një pikë në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe një pikë në “Restaurant Dijamant”

Komoran: Një pikë në “Restaurant Dijamant”

Çmimet e biletave janë këto:

Veri dhe Jug: 3 Euro

Lindje: 5 Euro

Perëndim: 10 Euro

VIP: 15 Euro

Presidenti i Feronikelit, z.Naser Ramaj, ka vendosur që të dhurojë 3000 bileta falas, për të gjithë ata që duan të jenë në stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat