Jose Mourinho ka hedhur presion mbi Antonio Conten, duke këmbëngulur se Interi patjetër duhet ta fitojë titullin në Serie A këtë sezon.
Mourinho e udhëhoqi Interin drejt titullit në Serie A më 2010, por u fut në një rivalitet me Conten kur ai ishte trajner i Manchester Unitedit ndërsa italiani i Chelseat.
“Zikaltrit duhet ta fitojnë titullin në Serie A këtë sezon. Jam i sigurt që do ta bëjnë”, tha Mourinho për Gazzetta dello Sport.
Portugezi u pyet edhe për të ardhmen, pasi ka mbetur pa klub që prej dhjetorit, kur u shkarkua nga Manchester Unitedi.
“Momentalisht, jam duke studiuar gjermanisht, sepse është gjuha e vetme që më mungon. Unë flas anglisht, spanjisht, portugalisht dhe italisht. Pastaj shohim, nuk përjashtoj asgjë, as Gjermaninë madje”, shtoi ai.