Felipe i bashkohet Shkëndijes

Futboll

Felipe i bashkohet Shkëndijes

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 13:14
Braziliani i bashkohet Shkëndijes

Shkëndija e Tetovës ka nisur përgatitjet për sfidën e kthyese me kampionin e Estonisë.

Pas kthimit në vend nga transferta e fituar 1:0 me Nomme Kaljun, ekipi punoi në rikuperim.

Stafi teknik rigrumbulloi gjithë skuadrën, duke shënuar startin e përgatitjeve për duelin e ditës së martë në Shkup. Kështu për herë të parë pasi firmosi me kuqezinjtë me grupin kishte mundësi të punojë mesfushori, Juan Felipe. Duke parë se skuadra ishte në transfertën e parë sezonale në Europë, braziliani ka punuar individualisht, ndërsa  është pjesë e skuadrës dhe vihet nën urdhërat e trajnerit Qatip Osmani.

Felipe ka të drejtë loje që në ndeshjen e rradhës, mirëpo duke llogaritur faktin se kyçet me vonesë në skuadër këtë periudhë do të kërkojë përmirësimin e nivelit të përgatitjes fizike. Gjithsesi ai tashmë është një ‘armë’ shtesë për stafin teknik për sfidat e radhës europiane.

Me ekipin ka punuar edhe Stenio Junior, i cili thuajse një muaj punon individualisht shkaku i lëndimit (thyerje të gishtit të këmbës) dhe më në fund bashkohet me grupin. Rikuperimi ka shkuar sipas planit, ndërsa stafi teknik në bashkëpunim me ekipin mjekësorë do të vendosin për kohën e duhur për aktivizimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat