Ylli i Argjentinës dhe Barcelonës Lionel Messi ka postuar një foto të bukur së bashku me gruan Antonella Roccuzzo.
Messi aktualisht është me pushime në plazhin e Karaibeve në Antigua dhe Barbuda.
Ishujt konsiderohen si nga më të bukurit në botë dhe cilësohen si një parajsë mbi tokë.
Pas zhgënjimit të madh në Kupën e Amerikës, ku u eliminua nga Brazili në gjysmëfinale, Messi po shijon kohën e lirë me familjen e tij.
Ai pritet të rikthehet te Barcelona ditën e hënë.