Largim i madh nga FC Prishtina

Futboll

Largim i madh nga FC Prishtina

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 15:50
Largim i madh nga FC Prishtina

Me iniciativë të klubit, me marrëveshje, është ndërprerë kontrata me mbrojtësin e majtë, ganezin, Abdul Bashiru. 27 vjeçari me Prishtinën ka regjistruar 71 ndeshje dhe 1 asistim, njofton klubi i futbollit Prishtina.

Nga ana tjetër klubi bëri të ditur edhe një largim tjetër.

"Donat Hasanaj, në muajin shtator i mbush 20 vjeç, fëmijë i Shkollës së futbollit FC Prishtina, me ekipin e parë ka regjistruar 6 paraqitje dhe 1 asistim.

Mesfushori prishtinas i cili ka luajtur edhe si mbrojtës i djathtë, pas skadimit të kontratës ka vazhduar me Dritën nga Gjilani. FC Prishtina i uron sukses Donatit në vazhdim të karrierës", thuhet nga FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat