Bayern Munich po e planifikon transferimin e Dybalas

Futboll

Bayern Munich po e planifikon transferimin e Dybalas

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 16:38
Paulo Dybala

Paulo Dybala mund ta përfundoj aventurën e tij me Juventusin në këtë afat kalimtar të transferimeve.

Argjentinasi nuk ka pasur një sezon të mirë me Bianconerët  dhe mund të largohet.

Tani pas ardhjes së Maurizio Sarrit ai shihet i rëndësishëm në ekip, mirëpo nëse vjen ndonjë ofertë e mirë italianët mund ta lejnë të lirë.

Sipas gazetës gjermane “Bild” dhe asaj italiane “Calciomercato“, Bayern Munich po planifikon ta transferoj argjentinasin në këtë afat kalimtar të verës.

Më herët është folur për një interesim të bavarezëve për Ousmane Dembelen e Barcelonës dhe Leroy Sanen e Cityt, mirëpo sipas këtyre dy gazetave, këta nuk janë lojtarët që po i ndjek Bayerni.

Synimi kryesorë i gjermanëve është 25 vjeçari Dybala.

Dybalan e shohin si zëvendësues ideal të Riberys dhe Robbenit të cilët kanë lën boshllëk në krahët e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat