Kjo është shuma që Naser Ramaj pagoi për ta sjellë Milanin në Kosovë

Futboll

Kjo është shuma që Naser Ramaj pagoi për ta sjellë Milanin në Kosovë

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 16:59
Naser Ramaj

Feronikeli do ta luajë ndeshjen më prestigjioze që ka luajtur ndonjë klub nga Kosova, gjatë muajit tjetër.

Klubi nga Drenasi më 10 gusht do ta sfidojë 7-herë kampionin evropian, skuadrën e AC Milan.

Kjo ndeshje revyale, e organizuar nga AS Events, do të zhvillohet në stadiumin e kryqytetit, ‘Fadil Vokrri’, dhe do të mbahet mendtë për një kohë të gjatë.

Rossonerët do të udhëtojnë në Prishtinë me yjet e tyre për këtë takim, ndërsa për të sjell italianët në Prishtinë ka kontribuuar edhe presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj.

Siç mëson media, Ramaj ka paguar plot 25 mijë euro për ta fituar garën mes skuadrave që do të luanin kundër Milanit.

Kujtojmë se Prishtina, Flamurtari, Vushtrria dhe Drita ishin klubet potenciale të përmendura nga kompania AS Events, si kundërshtarë të mundshëm të Milanit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat