Mbrojtësi i Tiranës tregon objektivat

Futboll

Mbrojtësi i Tiranës tregon objektivat

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 17:43
Mbrojtësi i Tiranës tregon objektivat

Erion Hoxhallari beson te gjërat e mëdha në këtë sezon të ri të futbollit shqiptar. Lojtari i krahut të majtë në fillim të përgatitjeve për sezonin e ri beson se Tirana mund të bëjë gjëra të mëdha.

Mbrojtësi flet për një skuadër më cilësore që mund të sjellin edhe trofe. Gjithsesi, është e sigurt se Tirana do të luajë për vendet e para në renditjen e Kategorisë Superiore. Po a beson te një skuadër e ndryshuar Hoxhallari.

“Besojmë shumë këtë sezon. Me këto blerje, skuadra është shumë e fortë dhe do të jetë pretendente. Kanë ardhur lojtarë më cilësorë. I njohim, kanë luajtur në kampionatin shqiptar. Shpresojmë që të jetë një Tiranë konkurruese”, tha në fillim mbrojtësi. Hoxhallari ka thënë se Tirana është ndërtuar për të qenë mes skuadrave më të mira të Shqipërisë.

Ai pranon se ekipi do të jetë në vendet e para. “Tirana është ndërtuar gjithmonë për qëllime më të larta për të synuar titullin kampion. Dua që të na ecë gjithçka mirë dhe të jemi aty për vendet e para”, vazhdoi më tej ai. Po çfarë ndryshon nga vitet e shkuara te Tirana dhe çfarë duhet të ndryshojë këtë sezon skuadra bardheblu. “Duhet të jemi më kompaktë me njëri-tjetrin. Duhet të jemi familje”, mbylli mbrojtësi bardheblu.

Lojtari këtë sezon, mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë është aktivizuar 3500 minuta. Ai ka qenë në fushë 40 takime dhe ka shënuar vetëm një gol. Lojtari i bardhebluve ka luajtur 4 takime verën e shkuar me Laçin në Kupat e Europës, duke shënuar madje edhe një gol me kurbinasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat